Elbasani ndodhet në qëndër të vendit dhe përbën qytetin e tretë të vendit për nga madhësia. Ai gjëndet në një distancë prej 54km larg nga kryeqyteti dhe 82km nga porti kryesor i Durrësit. Ai ka qënë një vendbanim i lashtë në kryqëzimin e rrugëve perëndim–lindje dhe veri–jug. I njohur fillimisht me emrin “Skampa”, shek II A.D. ai ka qënë stacioni i parë i rëndësishëm pas Durrësit në “Via Egnatia”. Më vonë është njohur me emërtimin Hiskampis dhe në vitin 509 është shfaqur si qëndër peshkopate. Vendbanimi i vjetër u rrënua nga dyndjet e barbarëve dhe në shek XV u rishfaq me emrin Valmi.
Në vitin 1466 Sulltan Mehmeti i II duke mos arritur të marrë kalanë e Krujës e vendosi kampin e tij në fushën e Elbasanit dhe rindërtoi kalanë dhe muret e qytetit duke e quajtur atë “ILBASAN” (vend që sundon).
Elbasani i rindërtuar filloi të popullohej në shpejtësi dhe në shek XVI u kthye në qëndër sanxhaku. Gjatë historisë së tij Elbasani u kthye në një qëndër mjaft e rëndësihme e arsimit kombëtar shqiptar, në vitin 1909 atu u krijua e para shkollë e mesme shqiptare “Normalja e Elbasanit”. Nga kjo krahinë janë ikonografët e famshëm shqiptar Onufri dhe Kostandin Shpataraku si dhe linguisti mjaft i rëndësishëm i gjuhës shqipe i shek XIX Kostandin Kristoforidhi, i cili ka lindur në këtë qytet.
Objektet më të rëndësishme për tu vizituar në qytet janë kalaja, xhamia e Nazireshës shek XVII (është rasti i rralle mbasi është një xhami me emër gruaje), hamami i shek XVI, kisha e Shën Mërisë në kala, muzeu Etnografik, kulla e sahatit etj.
4 km larg nga qyteti ndodhet manastiri i Shën Gjon Vladimirit, i ndërtuar aty nga princi shqiptar Karl Topia në vitin 1382. Aty ndodhet edhe varri i tij. Pranë qytetit ndodhen lixhat të cilat janë të njohura që prej periudhës romake.