Eshte qendra me e rendesishme e Shqiperise se veriut dhe me nje tradite mjaft te pasur kulturore per gjithe Shqiperine. Ajo gezon nje pozite mjaft te favorshme gjeografike mbasi mund te kondisederohet si “port hyrjeje” per ne Aplet madheshtore te Shqiperise nga njera ane dhe nje pike nga ku mund te udhetosh per ne plazhin ranor te Velipojes ne detin Adriatik. Zona e Shkodër dallohet për veçoritë e spikatura natyrore dhe për trashëgiminë e pasur kulturore. Në këtë zonë, krahas objekteve të rëndësishme natyrore, si: liqeni i Shkodrës, lumi Buna, laguna Kune-Vaini, lumi Drin, Alpet Shqiptare, Malësia e Madhe, gjiri i Drinit etj. ndodhen edhe qytetet e rëndësishme historike, Shkodra dhe Lezha.
Potencialet turistike të zonës së Shkodrës janë të shumta, çka jep mundësi të zhvillohet ai lloj turizmi që parapëlqehet. Këtu mund të zhvillohet:Turizmi bregdetar, me përqendrim në zonën e Velipojës, e cila është vetëm 30 km larg nga Shkodra dhe në zonën e Shëngjinit, shumë afër Lezhës, të cilat kanë edhe një infrastrukturë turistike relativisht të mirë (Link te objekteve “mediteranian beach”).
Turizmi liqenor, në pjesën e liqenit të Shkodrës.Turizmi malor, për klimën e shëndetshme dhe për mundësinë e ushtrimit të sporteve dimërore, që ofrojnë zona të tilla, si Razma, Boga dhe Thethi, të cilat ndodhen vetëm 46 km larg qytetit në mes të zonës së Alpeve, ku shtresa e trashë e dëborës ruhet thuajse gjatë pjesës më të madhe të vitit.
Turizmi i gjuetisë, sidomos në liqenin e Shkodrës, në deltën e lumit Buna, kompleksin turistik të Kune-Vainit në deltën e Drinit, që dallohen për biodiversitetin e larmishëm.Turizmi lumor, në gjithë rrjetin e pasur lumor dhe përrenjor të përshtatshëm për ushtrimin e sportit me kajake. (ne lumin Buna). Turizmi kulturor, për njohjen e një numri të madh monumentesh historike dhe kulturore të dy prej qyteteve kryesore, Shkodrës dhe Lezhës, të pasura me histori shumëshekullore të çdo periudhe.